Mbrëmje me Violinistin Florian Vlashi
About
British Albanian Culture and Arts (BAVA) Paraqet:Mbrëmje ekskluzive me violinistin me famë botërore Florian Vlashi
Ju ftojmë në një takim të rrallë me një nga muzikantët shqiptarë më të shquar në skenën ndërkombëtare. Një figurë kyçe në muzikën klasike bashkëkohore, Florian Vlashi, Solist dhe Drejtor Artistik i Grupo Instrumental Siglo XX,
vjen nga Spanja vetëm për një takim të shkurtër ku do të luaj për ne disa pjesë të veçanta klasike Shqiptare dhe Botërore. Ai ka performuar në të gjithë Europën, Amerikën Latine dhe në festivalet më të rëndësishme ndërkombëtare me mjeshtëri të thellë.
Kjo mbrëmje e veçantë do të përfshijë:
• Një bisedë mbi rrugëtimin e tij artistik dhe karrierën ndërkombëtare
• Interpretim live në violinë me vepra të përzgjedhura shqiptare dhe botërore
• Mundësi për ta takuar dhe për të bashkëbiseduar me artistin
📍 Ambasada Shqiptare, Londër, 33 St George's Dr, Pimlico, London SW1V 4DG
📅 14 Prill 2026
Programi:
• 17:00 – Mbërritja
• 17:30 – Fillimi i aktivitetit
• 18:15 – Përmbyllja
• 18:30 – Përfundimi dhe largimi
⚠️ Vendet janë shumë të kufizuara 🎟️ Ju lutemi rezervoni paraprakisht duke dërguar rezervuar!
Një mbrëmje arti, kulture dhe lidhjeje që nuk duhet humbur!
Date
Tuesday 14 April 2026 5:00 PM - 6:30 PM (UTC+01)Location
Albanian Embassy In The United Kingdom
33 St George's Dr, Pimlico, London, London & SE England London SW1